DASHURIA NDAJ ALLAHUT - Adnan Oktar

DASHURIA NDAJ ALLAHUT

Par Adnan Oktar

  • Date de sortie: 1991-02-02
  • Genre: Éducation

Description

Arsyeja pse një kapitull i veçantë i është kushtuar teorisë së evolucionit është se kjo teori përmban bazat e të gjitha filozofive anti-shpirtërore (fetare). Pasi që Darvinizmi kundërshton faktin e krijimit – dhe me këtë, ekzistencën e Zotit, në këto 140 vitet e fundit ka bërë që shumë njerëz ta braktisin besimin e tyre apo të bien në dyshim. Kështu që, të treguarit se kjo teori është një mashtrim është një detyrë e rëndësishme, e cila është ngushtë e lidhur me religjionin. Është e domosdoshme që ky shërbim i rëndësishëm t’i ofrohet secilit. Disa nga lexuesit tanë mund të kenë shansin që të lexojnë vetëm një nga librat tonë. Kështu që, ne mendojmë se është me vend që një kapitull t’ia kushtojmë kësaj teme.
Të gjitha librat e autorit shpjegojnë në dritën e vargjeve Kur’anore çështje që kanë të bëjnë me besimin dhe njerëzit ftohen që të mësojnë fjalët e Allahut dhe të jetojnë sipas tyre. Të gjitha temat që kanë të bëjnë me vargjet e Allahut  janë të sqaruara në atë mënyrë sa që nuk lënë hapësirë për dyshim apo pyetje në mendjen e lexuesit. Stili i qartë dhe i rrjedhshëm bëjnë që lexuesi i çdo moshe dhe nga cilido  grup shoqëror t’i kuptoj ato me lehtësi. Ky tregim efektiv dhe i qartë bën të mundur që ato të lexohen shumë shpejt. Edhe ata të cilët ashpërsisht kundërshtojnë natyrën shpirtërore janë të influencuar nga faktet që këto libra dokumentojnë dhe nuk mund të hedhin poshtë vërtetësinë e përmbajtjes së tyre.

Commentaires