Si do të ishte të jetonim një botë pa ngjyra, të errësuar, a keni menduar ndonjëherë? Lirojeni veten tuaj për një moment nga përvoja juaj, harrojeni gjithçka që keni ditur dhe filloni imagjinimin tuaj. Mundohuni që të imagjinoni trupin tuaj, njerëzit rreth jush, detërat, qiellin, pemët, lulet, për shkurt të gjitha në të zezë. Provo të mendosh se si do të ndjeje sikur njerëzit, macet, qenët, zogjtë, fluturat, dhe frutat të mos kishin ngjyrë fare. Ju kurrë nuk do të dëshironit të jetonit në një botë të tillë, apo jo?
Shumica e njerëzve kurrë nuk kanë menduar se në çfarë bote shumëngjyrëshe ata jetojnë apo kurrë nuk kanë menduar se çfarë larmi e ngjyrave kanë ardhur në ekzistencë në tokë . Ata ndoshta kurrë nuk kanë menduar se si do të ishte bota pa ngjyra. Kjo është ndoshta sepse gjithkush që sheh ka lindur në një botë përplot me ngjyra. Megjithatë, modeli bardhë e zi, pa ngjyra i botës është i pamundur. Në të kundërtën, fakti mahnitës është se ne jetojmë në një botë të ndritshme, me ngjyra. (Në kapitujt vijues, ne do të diskutojmë në detaje pse ekzistimi i botës përplot me ngjyra është aq mahnitës).